
Tjetër gol nga Muriqi
15 dhjetor 2018
| 20:25
Vedat Muriqi vazhdon të paraqitet në nivele të larta në elitën e futbollit turk.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shënoi në barazimin 1:1 të skuadrës së tij, Rizespor ndaj Alanyaspor.
Muriqi ka shënuar në minutën e 56’ të ndeshjes, për të barazuar në 1:1 rezultatin.
Ky është goli i pestë sezonal për Muriqin këtë sezon në Superligën e Turqisë.