
Tjetër humbje për Tottenhamin
05 tetor 2019
| 15:40
Tottenham ka pësuar humbjen e tretë në Premierligë për sezonin 2019/20.
Skuadra e Mauricio Pochetinos u mposht 3-0 në udhëtim te Brighton & Hove Albion.
Neal Maupay 3’, Aaron Connolly 32’ dhe 65’, shënuan për vendasit për t’ia thelluar krizën Tottenhamit që pranoi 10 gola brenda dy ndeshjeve – pas humbjes turpëruese të mërkurën kundër Bayern Munich (7-2).
Përveç humbjes, lajmi tjetër shokues për mysafirët është lëndimi i Hugo Lloris. Portieri ka thyer dorën dhe pritet të mungojë gjatë.