Tjetër lëkundje e fortë e tërmetit në afërsi të Tiranës
02 dhjetor 2019
| 09:50
Një tjetër lëkundje tërmeti ka ndodhur në afërsi të Tiranës në orën 9 e 26 minuta.
Mësohet se tërmeti ka qenë më magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.
Po ashtu, sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Vorë dhe thellësia e lëkundjeve ishte 5 kilometra.