Tjetër lojtar me Covid te Spanja, dy raste pozitive edhe te Suedia
09 qershor 2021
| 11:09
Spanja dhe Suedia do të përballen mes tyre të hënën e 14 qershorit.
Sfida e parë në Euro 2020 për dy kombëtaret do të zhvillohet në “Estadio de La Cartuja” të Sevilla. Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar te kombëtarja iberike.
Pas Sergio Busquets ka dalë pozitiv edhe Diego Llorente, qendërmbrojtësi i Leeds United. Lajmi konfirmohet nga postimi i RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) në Twitter. Ndërkohë, dy lojtarë të infektuar me koronavirus ka edhe Suedia.
Në fillim rezultoi pozitiv Dejan Kulusevski, sulmuesi anësor i Juventusit, i cili e ka humbur sfidën me ekipin e Luis Enrique. Në izolim edhe Mattias Svanberg, mesfushori 22-vjeçar i Bologna.