Tjetër reagim nga Daku: Shqipëri, o nëna ime
11 shtator 2023
| 16:30
Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe golashënuesi i njërit prej golave, Mirlind Daku.
“Shqipëri, o nëna ime”, ka shkruar shkurtimisht Daku në rrjetet sociale.
Përndryshe, ai pasi realizoi golin e parë për kombëtaren shqiptare hoqi fanellën dhe me atë rast i dukej edhe tatuazhi në shpinë, që është guri i thyer në kufirin Kosovë-Shqipëri dhe “Katana 138”, që i kushtohet komandantit Agim Ramadanit. Për këtë pati reagime të shumta nga mediat serbe, ku kërkuan edhe dënim për të.