Tjetër rekord për Messin

21 nëntor 2024 | 11:22

Leo Messi është bërë së fundmi bashkë-asistuesi më i mirë në histori të Kombëtareve.

Ylli argjentinas arriti në kuotën e 58 asistimeve me Argjentinën duke e barazuar rekordin e ish-përfaqësuesit amerikan, Landon Donovan.

Natyrisht, me mundësi reale për ta thyer rekordin rekordin e tij dhe për ta marrë primatin në vitin që vjen.

Argjentina e mposhti Perunë me rezultat 1:0 me golin e Lautaro Martinezit, falë asistimit të yllit të Inter Miamit.

Kjo ishte ndeshja e fundit për vitin 2024 e Messit për klub dhe për Kombëtare.

Leo do të rikthehet në fushën e blertë në vitin 2025 dhe presim të na dhurojë të tjera magji.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë synon ta fitojë titullin e kampionit në MLS pasi një gjë të tillë e bëri me Barcelonën në Spanjë dhe me Paris Saint-Germainin në Francë.

Ndërkohë, kampioni i botës me Argjentinën synon të tregohet i suksesshëm edhe në Botërorin 2026 me “Albiceleste”, pse jo të provojë ta fitojë përsëri atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të jetë Kupa e Botës më e madhe ndonjëherë:…