Tjetër skandal me Facebook, publikohen 400 milionë numra telefoni
06 shtator 2019
| 09:50
Një tjetër skandal ka përfshirë Facebook-un, pas atij të 2018, në lidhje me të dhënat private të përdoruesve të tij. Mediet raportojnë se kompania ka pësuar ‘rrjedhje’ të 400 milionë numrave telefoni të përdoruesve të platformës më të madhe sociale.
Të dhënat janë përhapur në një server online dhe përbëhen nga 133 milionë llogari të përdoruesve në SHBA, 50 milionë në Vietnam dhe 18 milionë në Britaninë e Madhe.
Sipas personit që zbuloi database-n, tek të dhënat përfshihen edhe numrat e një numri të madh personazhesh të njohura.
“Facebook” e konfirmon këtë raportim, por deklaron se numri është më pak se gjysma për shkak se disa njerëz kanë më shumë se një adresë profili.