Tjetër sukses i rëndësishëm i FHK-së, çifti Bujupi debuton në kupat evropiane
Federata e Hendbollit e Kosovës tashmë e ka edhe një çift gjyqtarësh në kupat evropiane në hendboll.
Pasi morën thirrjen e EHF-së, çifti Genc e Getoar Bujupi kanë debutuar në garat kontinentale për klube të hendbollit.
Të shtunën e të hënën dyshja Bujupi drejtoi ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup për hendbolliste në mes të skuadrës turke Gorele dhe asaj nga Maqedonia e Veriut, Metalurg Avtokomanda. Ndeshjet janë zhvilluar në Gorele të Turqisë.
Ndeshjen e parë e fitoi skuadra turke me rezultat 36:28. Ndeshja e dytë i takoi Metalurgut me rezultat 37:34. Tutje avancon skuadra turke. Genc e Getoar Bujupi i kanë drejtuar me plot sukses ndeshjet evropiane që nuk ishin shumë të lehta.
Gjatë verës ata drejtuan ndeshje në Evropianin e të rinjve në Prishtinë dhe tani pritet të delegohen shumë më shpesh për ndeshje të kupave evropiane.