Tjetër sukses për Dua Lipën, fiton 2 çmimet e rëndësishme në “Brit Awards”

12 maj 2021 | 11:11

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Dua Lipa është një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore botërore. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e famshme shqiptare ka marrë dy çmime shumë të rëndësishme në eventin e madh “Brit Award”.

Dua Lipa ishte e dominuar në tre kategori dhe prej tyre arriti të rrëmbente çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”.

Teksa mori dy çmimet e saj, këngëtarja me famë botërore u shpreh shumë e lumtur. Ajo falenderoi të gjithë bashkëpuntorët e saj teksa u ngjit në skenë për të marrë kupën e saj të fitores.

“Dua të them falemindeit çdokujt sepse ky album më ka mësuar shumë, besim, fuqi dhe kurajo. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”, u shpreh Dua pasi fitoi çmimin “Albumi më i mirë”.

Përveçse mori çmimet, Dua gjithashtu edhe elektrizoi skenën me performancën e saj. Ajo këndoi disa prej hiteve të saj më të njohur nga “Future Nostalgia”. Gjithashtu këngëtarja shkëlqeu me pamjen e saj në tapetin e kuq.

Tjetër sukses për Dua Lipën, fiton 2 çmimet e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti…