![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/Vinicius.jpeg)
Tjetër takim mes Viniciusit dhe klubit nga Arabia Saudite
Pavarësisht mohimeve të zakonshme, Arabia Saudite është një tundim i madh për Vinicius Junior dhe sipas “Marca”, lamtumira e brazilianit me Real Madridin mund të materializohet edhe këtë verë.
Negociatat filluan të marrin formë në vitin 2023 dhe janë ende të hapura. Vinicius u ul personalisht në tryezë në dy raste për të dëgjuar projektin.
Sipas mediave spanjolle thuhet se përfaqësues të lojtarit kanë mbajtur një video-konferencë me sauditët, të cilët kanë shprehur dëshirën për ta kthyer klientin e tyre në imazhin e Botërorit 2034, i cili do të mbahet në Arabinë Saudite.
Pas këtij “takimi” virtual mësohet se mes palëve është mbajtur edhe një i dytë ku kësaj herë ka qenë vetë protagonist braziliani. Vendi i takimit ka qenë Praga aty ky zëvendëspresidenti i Saudi Pro League, Saad Al Lazeez, është takuar personalisht më Vinicius Junior për ti prezantuar edhe shifrat e kontratës, e cila do të jetë 5-vjeçare me plot 200 milionë euro në vit.