Tjetër tërmet në Durrës, banorët dalin nga ndërtesat
01 dhjetor 2019
| 13:07
Një tjetër tërmet ka goditur pak minuta më parë me magnitudë 4.0, me epiqendër në Durrës, në 10 kilometra thellësi.
Tërmeti ka qenë me forcë 4 rihter dhe epiqendra ka qenë përballë Durrësit, në Detin Adriatik.
Banorët në qytetin e Durrësit kanë dalë nga ndërtesat e tyre, nga frika e lëkundjeve të fundit./TCh/