
Tjetër triumf nga Donjeta Sadiku, një fitore larg Lojërave Olimpike
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka shënuar një tjetër fitore 5:0 në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Boksierja e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti të enjten Maria Felicitas Ganglbauer, në turneun që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Tani Sadiku është një fitore larg për të siguruar një biletë për Lojërat Olimpike, që këtë vit mbahen në Paris. Me rezultat 5:0 të mërkurën e mposhti edhe boksieren nga Greqia, Christina Linardatou dhe britaniken Shona Whitwell në meçin e parë të turneut kualifikues.
Sadiku ka fituar disa medalje në kampionate evropiane dhe botërore, mirëpo synimi i saj kryesor është medalja olimpike, të cilën e synon këtë verë në Paris. Medalja e fundit e fituar nga 24-vjeçarja është medalja e bronztë e fituar në Stamboll në vitit 2022, në kuadër të kampionatit botëror të peshave të lehta në konkurrencën e femrave.