Tmerr në Gjermani, pasi vret 5 fëmijët, nëna tenton t’i japë fund jetës

03 shtator 2020 | 17:55

Qyteti gjerman, Solingeni është tronditur pasi një nënë ka vrarë pesë fëmijët e saj këtë të enjte, ndërsa më pas u përpoq t’i jepte fund jetës duke u hedhur para një treni që po vinte në drejtim të saj.

Bëhet fjalë për një grua 27 vjeçe, e cila ende nuk është identifikuar. Fëmijët ishin të moshës 1, 2, 3, 6 dhe 8 vjeç. Trupat e tyre të pajetë u gjetën ditën e sotme në një apartament në qytetin e Solingen.

27-vjeçarja tentoi që të vetëvritej, edhe pse ka marrë plagë të rënda falë kujdesit intensiv të shtuar ia ka arrit që të mbijetoj.

Gjyshja e fëmijëve njoftoi menjëherë policinë, duke iu thënë atyre se e ëma e fëmijëve e kishte pranuar krimin. Ende nuk dihet se cilit nacionalitet i përket gruaja që ka bër këtë akt makabër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Menderes Zeneli Lëvizjet e fshehta në Preshevë e rrethinë…