Tmerr në jug të Izraelit, ushtria gjen mbi 200 trupa të vrarë të izraelitëve, mes tyre 40 fëmijë

10 tetor 2023 | 21:04

Trupat e më shumë se 200 izraelitëve që janë vrarë nga militantët e Hamasit, janë gjetur në Kfar Aza në jug të Izraelit.

Siç raporton televizioni i24News që thirret në ekipet e shpëtimit nga organizata ZAKA, thuhet se në mesin e viktimave janë rreth 40 fëmijë. Ky televizion raporton se disa fëmijëve u janë prerë kokat.

Përfaqësues të mediave janë ftuar sot që të vizitojnë vendin ku janë zhvilluar luftimet në Kfar Aza, që e shkatërroi Hamasit në orët e para të së shtunës.

Ushtarët izraelitë po ballafaqohen me situata tejet rënda, derisa po largojnë trupat e viktimave dhe thonë se kudo po ndihet era e vdekjes, transmeton Telegrafi.

Veturat e parakuara janë djegur plotësisht. Akoma nuk dihet numri i izraelitëve të vrarë, pasi kufomat akoma janë duke u mbledhur nëpër shtëpi. Më shumë se 70 militantë të Hamasit kishin sulmuar Kfa Azan.

“Nuk është luftë. Nuk është fushëbetejë. Shikoni foshnjat, nënën dhe babanë në dhomat e tyre të gjumit të cilët terroristët i vranë. Është masakër”, ka thënë gjenerali izraelit Itai Veruv.

Tmerre janë kryer sipas mediave izraelite, ku janë përdorur, pushkë, granata e thika. Për ushtarët izraelitë është akoma sfidë që të kontrollojnë çdo shtëpi për shkak të numrit të madh të minave që janë vendosur.

https://twitter.com/Neurographx/status/1711771148390707407

Gazetarët janë këshilluar që të qëndrojnë sa më larg kësaj zone, pasi nuk është pastruar nga lëndët e ndryshme shpërthyese.

Ky tmerr u zbuluar vetëm një ditë pasi që ekipet izraelite të shpëtimit ZAKA, gjeti 108 trupa në Beri, në jug të Izraelit, që u sulmua nga militantët e Hamasit.

 

Shpërndaje në:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi i papritur i terroristëve të Hamas i zuri në…