Si gazetar dhe poet, dëshmia e tij është e pazakontë. Primo Levi vuri re se në shkrimet e të mbijetuarve shpeshherë përdoren fjalë e tilla si “i papërshkrueshëm” ose “i pashprehur”: gjuha nuk u krijua për botën e paqetë dhe të egër. Por, në përkthimin real të Paul Olchváryt, Debreczeni shkruan me qartësi kinematografike: me një lloj të rezistencës në vetvete, me një vendosmëri për të shfaqur detajet e triumfit mbi dehumanizimin masiv.
Identiteti është i pari. “Si të dëshmoj se jam unë?” – pyet ai pasi i konfiskohen rrobat dhe dokumentet. Por, e mban veten gjallë duke njohur të tjerët dhe përmes marrëdhënieve me ta: Béla Maurer – avokat dhe redaktor nga Novi Sadi; Bálint – gazetar tjetër nga Bratislava; Farkas – mjek nga Budapesti që do ta ndihmojë të shpëtojë nga tifoja; Sanyi Róth – hajdut famëkeq dhe plaku i dhomës me të cilin lidh një miqësi duke i dëgjuar historitë e tij të grabitjeve.
Jeta në kamp është e shpjeguar në detaje: uria, dizenteria, pneumonia, edema e urisë, tregu i trambës që përshpejton “përkeqësimin tonë të menjëhershëm … ata që nuk pinë duhan shpeshherë janë në gjendje të shkëmbejnë, për veten, vlerën e bukës së pesë ose gjashtë jetëve”. Morrat e trupit janë torturë vdekjeprurëse, “vendfushimet e larvave vezulluese të madhësisë së pëllëmbës duke marrë formë në leckat dhe batanijet tona. Ashtu si imazhet e turbullta të makthit, këto njolla të argjendta nisin të trazojnë, më pas përpëliten dhe më pas tmerrësisht përdridhen dhe pa nda shpërndahen. Netët tona të gjysmëgjumit ashtu përfundojnë. Ato orë të caktuara për të pushuar tashti kalojnë me mallkime dhe me gërvishtjet torturuese”.
Më vonë morrat bëhen bartësit kryesor të tifos që qëllimisht futet në kampin Dyrnhau nga gjermanët të cilët i sillnin të burgosur e infektuar – për të eliminuar popullsinë e kampit, pa akuzën për vrasje masive të muajve të fundit të luftës.
Në tregimin e Debreczenit, morrat si metaforë nënkuptojnë nazistët të cilët i mban më në sfond. Bota e përditshme e të burgosurve është ajo e kapove, e të burgosurve paksa më superiorë të cilët për racionet shtesë i terrorizuan ata që ishin Häftlinge (të burgosurit). Një ditë, paraqitja e një oficeri të rrallë të SS-it bëhet gjithnjë e më tronditëse. “Kush është punëtori më i mirë?” – pyet. “46514-shi” – përgjigjet kapoja. Një djalë i ri i përcëlluar nga dielli, ish-druvar nga Karpatet del për të marrë vëmendjen. Njeriu i SS-it “zgjat dorën te këllëfi, nxjerr revolverin dhe shtyp tytën në tëmthin e 46514-shit. E shtëna kumbon. Burri, i cili ishte duke qëndruar drejt si një shtizë flamuri, lëkundet para se të bie me fytyrë poshtë në gropë … ‘një demonstrim i vogël ky’, thotë ai, ‘një shembull se si duhet të ngordhë edhe çifuti më i mirë’”.
Teksa nazistët dhe kapot ikin dhe ushtarët sovjetikë mbërrijnë, Debreczeni, pjesërisht i shëruar nga tifoja, gjendet mes dëshirës për hakmarrje dhe nostalgji. “Duke shtrënguar dhëmbët, përpiqesha të ecja sërish. Mendoj dhe ia kam zili Farkasit dhe Brüllit, edhe pse më mungojnë. Më mungojnë edhe fytyrat e tjera. Më mungojnë të gjithë me të cilët ndonjëherë kam folur. Nuk e njoh më askënd këtu; njerëzit e rinj që nuk i kam parë kurrë më parë po bëjnë gjeste përreth meje”. Përmendet hakmarrja nga të burgosurit e tjerë: qërimi i hesapeve me kapot brutalë duke i ndjekur teksa iknin për të shpëtuar. Ai gjithashtu vë në dukje ndëshkimin e merituar të disa torturuesve që ikën nga kampi, për të vdekur nga tifoja disa ditë ose javë më vonë.
Por, ballafaqimi personal është i përvojës së shkrimtarit, duke na lënë këtë histori jashtëzakonisht njerëzore, të ashpër dhe të papërkulur të mbijetesës së tij. Përballë mizorive bashkëkohore, si ajo e Rusisë në Ukrainë apo e Hamasit në Izrael, kjo sigurisht që na mëson se çfarë duhet të mësojmë për t’i parandaluar ato. /Telegrafi/