Tmusiqi prej më të mirëve të javës në Superligë me vetëm një pikë të shënuar

26 shtator 2023 | 15:38

Kurioziteti i javës në Superligën e basketbollit vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.

Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq. Basketbollisti i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.

Sidoqoftë, Tmusiq shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.

Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime. Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FShF-së, Armand Duka nga dita e martë do…