Tmusiqi vazhdon me Prishtinën
31 gusht 2019
| 13:04
Një ndër basketbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, Mikaile Tmusiq, e ka vazhduar kontratën me Prishtinën.
Mikaile njihet si lojtar mjaft i rëndësishëm për ekipin kryeqytetas, sepse është i fuqishëm në mbrojtje, kurse në sulm treshet janë pika më e fortë e tij. Ai ishte një ndër pikat më të forta të skuadrës në edicionin e kaluar ku Prishtina bëri histori në arenën evropiane.
Prishtinasit janë në kompletim e sipër të ekipit dhe në sezonin e ardhshëm synojnë të jenë të suksesshëm si në rrafshin vendor, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Përkundër largimit të papritur të kryetarit të klubit, Blerand Stavileci, Prishtina po e vazhdon rrugën e suksesit.