Todt flet për Schumacherin: E takoj rregullisht, është pjesë e familjes time

03 shkurt 2025 | 12:15

Jean Todt, një nga drejtuesit legjendarë të Formula 1, që shkroi historinë e këtij sporti bashkë me Michael Schumacher, ka folur për mediat në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës. “Familja e tij ka vendosur që ta mbajë këtë çështje sekrete, të mos u përgjigjet asnjë pyetje dhe unë e respektoj këtë vendim.

Mund të them se e takoj rregullisht, me dashuri si atë ashtu dhe njerëzit pranë tij”, ka thënë Todt.

Më tej, Todt, që ishte edhe president i FIA-s, shtoi: “Lidhja jonë shkon përtej asaj që arritëm në pistë, përtej punës së përditshme. Ai është pjesë e familjes time që sot është shumë larg Formula 1”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe…