Todt: Lutem çdo ditë për Schumacherin
Pavarësisht se Michael Schumacheri u largua nga Ferrari në vitin 2006 dhe më pas u rikthye te Mercedesi në vitin 2010, presidenti aktual i FIA, Jean Todt, ka mbetur shumë i lidhur me pilotin gjerman.
Ai mbetet një nga personat e paktë që ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore, një dyshe që shkroi historinë e Formulës 1.
“Në vitet 1997 dhe 1998 humbëm titullin në garën e fundit. Edhe në vitin 1999 por, të paktën, fituam atë për konstruktorë. Më pas erdhën vitet më të bukura. Nëse nuk ia dolëm dot më parë të fitonim, kjo ndodhi pasi nuk kishim një harmoni brenda skuadrës”, ka deklaruar Todt. Duke folur për gjendjen aktuale shëndetësore të pilotit gjerman, Todt ka shtuar: “Unë lutem gjithnjë për Michaelin. Kur shoh Hamiltonin që i afrohet rekordit të shtatë titujve më zgjohen gjithnjë kujtimet e asaj periudhe. Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe kohët sot janë ndryshe nga ajo e Schumacherit”.