Togeret Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci diplomojnë në Britani të Madhe
24 nëntor 2021
| 12:54
Në Akademinë Mbretërore Ushtarake – Sandhurst, në Britaninë e Madhe është zhvilluar ceremonia e diplomimit të oficer-kadetëve dhe parada tradicionale e diplomimit.
Në këtë ceremoni, togeret e FSK-së, Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, kanë diplomuar me sukses, pas përfundimit të kursit intensiv dymujor të “Oficerëve të kualifikuar profesionalisht” në Akademinë Mbretërore Ushtarake- Sandhurst.
Ky kurs synon certifikimin e mjekëve të ushtrisë, stomatologëve, avokatëve dhe oficerëve të tjerë të specializuar në aftësitë e udhëheqjes ushtarake.
Në këtë ceremoni, së bashku me togeret Salihu dhe Berbatovci janë diplomuar edhe 98 kadetë të tjerë, oficerë nga Britania e Madhe dhe vende të tjera të botës.