Togeri i FSK-së diplomon në ShBA, merr çmimin si studenti internacional më i mirë

05 shtator 2024 | 15:31

Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Islam Bajramaj, ka përfunduar me sukses kursin bazik për oficer të këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë kurs përveç ushtarakëve nga Amerika kanë marrë pjesë edhe ushtarak nga: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Lebanoni dhe Hungaria.

“Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marr çmimin studenti internacional më i mirë (International Honour Graduate Student) dhe ka hyrë në listën e komandantit (Comanders list)”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti e ka…