Togeri i Millosheviçit po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në, thotë Osmani

30 shtator 2023 | 16:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në platformën sociale, X, ka thënë se homologu i saj nga Serbia, Aleksandër Vuçiç, po përpiqet të zhbëjë gjithçka që ka arritur rajoni së bashku me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnje e Hercegovinën e Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-të dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme”.

Ajo ka bërë të ditur se Kosova do të punojë me aleatët e saj duke mos lejuar që këto arritje të zhbëhen.

“Liria do të mbizotërojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën është vërejtur lëvizja e një autokolone ushtarake në…