Toka do goditet sot nga një asteroid, por astronomët thonë se s’ka gjë për t’u shqetësuar
Toka do të goditet sot nga një asteroid i vogël, kanë thënë astronomët.
Por asteroidi i vogël, i cili është afërsisht një metër në madhësi, do të digjet në atmosferë kur të mbërrijë.
Kjo do të thotë se nuk duhet të përbëjë rrezik për askënd në terren. Megjithatë, asteroidi pritet të dhurojë një shfaqje në qiell, teksa mund të jetë i dukshëm si një top zjarri ndërsa do të digjet.
Asteoridi do të bjerë në Filipine, pranë ishullit Luzon.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ishte në gjendje të jepte një vlerësim mjaft të detajuar se ku do të kalojë objekti.
Toka goditet mjaft shpesh nga objektet nga hapësira dhe pothuajse të gjitha janë shumë të vogla për të kaluar nëpër atmosferë dhe për të paraqitur ndonjë rrezik. Megjithatë, për shkak se ato janë kaq të vogla, është e vështirë dhe e rrallë t’i shohësh paraprakisht.