
Toka e “përpinë” makinën
10 korrik 2019
| 11:24
Një vrimë gjigante u hap në tokë në Virginia duke hedhur një makinë rreth 6 metra më poshtë. Kalimtarët e habitur kanë filmuar çastin kur makina duket sikur “kollofitet” nga toka.
Fatmirësisht, mjeti ishte i parkuar dhe brenda nuk ndodhej asnjë person. Pasi nxorën mjetin nga vrima e madhe, autoritetet thanë se do t’i marrin masat për ta rregulluar rrugën.