‘Toka Management’ edhe në Kosovë do t’i trajnojë të rinjtë për infrastrukturën e hekurudhave

12 shtator 2023 | 14:36

“Toka Management”, kompani britanike që punon në mirëmbajtjen e hekurudhave në Londër ka ardhur edhe në Kosovë, përmes Qendrës së trajnimit hekurudhor.

Gjatë ceremonisë së hapjes së kësaj kompanie është thënë se parimet themelore të funksionit të një hekurudhe janë të sigurojë një rrjet transporti cilësor që nxit tregtinë dhe sjell mallra në jetën e përditshme, gjë që fatkeqësisht nuk është rasti me hekurudhat në Ballkanin Perëndimor.

Prandaj, qëllimi kryesor i qendrës do të jetë trajnimi dhe aftësimi i të rinjve në infrastrukturën e hekurudhave dhe menaxhimin e tyre. Zëvendësambasadori britanik, Paul O’Connor është shprehur i lumtur se vendi i tij, vendi i parë që ka zhvilluar hekurudhat në botë do ta ndajë eksperiencën dhe përvojën shumëvjeçare me Kosovën.

Siç është shprehur ai në hapjen e “Toka Management”, hekurudhat kanë luajtur rol kyç në ekonominë e Britanisë së Madhe dhe tani do ta ndihmojnë edhe ekonominë e Kosovës, duke e lidhur, përmes një hekurudhe Prishtinën me portin e Durrësit. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter ka…