Toka në izolim nga Covid-19, NASA dhe Rusia dalin në hapësirë
09 prill 2020
| 14:43
Një astronaut dhe dy kozmonautë janë nisur nga Kozmodromi Baikonur i operuar nga Rusia drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Të përfshirë në anijen Soyuz MS-16 janë kozmonautët rusë Anatoli Ivanishin, Ivan Vagner dhe astronauti i NASA-s, Chris Cassidy.
Është një kohë e çuditshme për të udhëtuar, por anëtari i ekuipazhit Ivanishin tha se ku po shkonin ishte “vendi më i sigurt në tokë”.
“Megjithëse fluturimi hapësinor mbart me vete një rrezik specifik, ne e kuptojmë se për muajt e ardhshëm Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor do të jetë vendi më i sigurt në tokë,” tha ai.