Toka pa atdhe dhe kombi pa shtet, në luftë për pjekuri politike dhe kombëtare
Prof. dr. Hakif Bajrami
Analizë krahasimtare politiko-historike (2)
Të tri korpuset ushtarake serbiane shumë lehtë do ta marrin Nishin më 9 shkurt 1878. Nga kjo pikë do të nisen për Kosovë të tri korpuset: 1. Në vijën Nish-Prekupe – Kushumli – Smakovë – Përpellac – Llap – Prishtinë; 2. në vijën Nish-Vrajë – Gjilanë – Prishtinë; 3. në vijën e mesit Nish – Medvegjë – Orllan – Prishtinë. Si rezultat i luftërave “melankolike” të Hafiz Pashës së tradhtuar nga nëna e Sulltanit dhe Ignatievit, shtabi i ushtrisë serbiane do të vendoset në Graçanicë deri në verë 1879. Nga kjo pikë, synohej Selaniku dhe Durrësi. Tani 714 lokalitete të reja ishin pre e luftës serbiane, krejt me qëllim që të zhvillohet një luftë “hakmarrëse kryqëzatë” në Fushën e Kosovës më 1879. Ishte caktuar kjo strategji nga misionarët rus, francez dhe vjenezë për të manifestuar rrënimin e islamizimit nga Evropa, “për ta kthyer andej kah ka ardhur”. Dhe zyrtarët serbianë nuk e kishin të vështirë ta shfrytëzojnë shansin.
Shansin e shekullit do ta prish Lidhje Shqiptare e Prizrenit (10. VI. 1878) dhe Kongresi i Berlinit (13. VI. 1878), krejt me qëllim që të “nëpërkëmbët” akti i kryer i Shën Stefanit (1878). Kështu “Toka pa atdhe – Kombi pa shtet”, u qitë në tezgën e tregtisë për fqinjët (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia). E vërteta, principata serbiane më 1878 i kishte fituar nga humbësi (P. Osmane): 267 topa, 1 3047 pushkë, 150 000 kg barut të klasës së parë, 7 799 135 plumba pushke, 20 232 granata për topa, 8 555 plumba topi të kalibrit ulët, 1 851 500 kapsula për ndezje të granatave në topa. Këtu nuk hyn pasuria e konfiskuar në 12 qytete dhe 714 fshatra të mbetura shkretë.
Serbia me që nuk kishte popull, viset e pushtuara do t’i kolonizojë me malazezë.
Dhe me që Serbia kishte siguruar mjaftë armatim, nuk do të ndalet më kundër cakut të: “Toka pa atdhe (katër vilajete shqiptare) – Kombi pa shtet” (shqiptar), deri më 28. XI. 1912, kur u shpallë pavarësia e Shqipërisë, ashtu si e vizatonte Nikolla Pashiqi (në katër vilajetet) më 1912. Serbia në tetor-nëntor 1912 luftoi me Aleancën Ballkanike (Serbi, Mali i Zi, Greqi, Bullgari), jo kundër Stambollit, por thjesht kundër Shqiptarëve. Dhe, e njëjta Serbi në gusht 1913 ia krisi luftës me “aleatin” – Bullgarinë. Më 1914 ia krisi luftës me aleatin Austro-Hungari deri më 1907. Serbia luftënxitëse nuk do të ndalet.
Më 1915 do ta sulmojë atë Shqipëri të copëtuar duke u arsyetuar se: “i duhen pika strategjike në Elbasan dhe Durrës”.
Më 1 janar 1916, me që Serbia luftënxitëse ishte shkatërruar plotësisht, Cari i Rusisë do t’u dërgojë ultimatum Francës dhe Anglisë, se: “Nëse nuk e ndihmoni Serbinë në Durrës dhe Shën Gjin, do të bëjë paqe separate me Gjermaninë”, kundër së cilës tash ishte jo vetëm Antanta (Anglia, Franca dhe Rusia, por edhe Italia, së cilës më 26 prill 1915 në Londër), për të dytën herë do të shkëputët pikërisht Vlora me rrethinë, duke ia falur Romës. Ky fakt flet se çka i përgatitej prapë: “Tokës pa atdhe – Kombit pa shtet” nga Fuqitë tash katërpalëshe (Angli, Francë, Rusi, Itali).
E vërteta edhe Austro-Hungaria nuk i okupoi të gjitha trojet shqiptare vetëm. Mori pjesë në këtë ndarje sidomos Bullgaria.
Çka ka ndodhë më 1917 në Rusi, është shkruar dhe tejshkruar, por për “Tokën pa atdhe – Kombin pa shtet” nuk është eksplikuar fare se a kishte ndryshuar kurs strategjik shteti i ideologjisë. Nëse i publikojmë dokumentet atëherë del se i vetmi institucion politik majtistë në botë që e vajtonte çështjen e “tokës pa atdhe – Kombit pa shtet kombëtar”, ishte Kominterni i diktuar nga Kremlini. Ai ndikim do të zgjatë deri më 1955, kur në Beograd vjen Nikita Hrushqoivi, së bashku me letrën e Ever Hoxhës nga 2 shtatori 1949, kur i shkruan Stalinit se nëse “terrori jugosllav zgjatë ndaj vëllezërve të Kosovës dhe Shqiptarëve në Jugosllavi, jemi të detyruar të hyjmë në luftë sërish”.
Jugosllavët (lexo serbianët sidomos) më 1952/3 nuk do të lënë guri pa lëvizur me dy skenarë: për ta deportuar popullsinë shqiptare në Anadolli (lexo marrëveshjen xhentëlmenë Tito Kuprli 1953), dhe për ta ndarë Shqipërinë me Greqinë sipas skenarit vjetër në Lumin Shkumbim.
Komplotet nuk do të ndalen deri më 1999, kur Kasapi i ri serbian provoi të na shfarosë, duke deportuar mbi gjysmën e popullsisë Kosovës jashtë saj, për të mbetur përqindja 51 me 49 për qind në favor të sllavëve.
Pas mbarimit të luftës çlirimtare, çështja e Kosovës deri 17 shkurt 2008, do të mbetet e padefinuar. Por, nuk mbaron ditë, javë dhe muaj që pushtetarët e Beogradit, nuk e inskenojnë ndonjë intrigë për Kosovën, duke provokuar hapur dhe duke akuzuar madje Vatikanin dhe CIA-n se: “E kanë shkatërruar Jugosllavinë”!. Shtrohet pyetja a ka interes që Vatikani dhe CIA ta “shkatërrojnë Francën nëpërmjet Korzikës që do shkëputje; nëpërmjet Katalonisë që do shkëputje nacionale nga Spanja, nëpërmjet Veriut Italisë, që do rivlerësim të zhvillimit ekonomik.
Jo në Evropë ka ngritur kokë me të drejtë zgjimi nacional, në 95 pika “neuralgjike”, dhe ky zgjim nacional, nuk do të ndalet pa marrë parasysh se Evropën e “bashkon” pasuria.
Deri atëherë kur serbianët e mykur në shovinizëm, të kërcënohen se “do të kthehemi në Kosovë”, është e nevojshme t’ua përkujtojmë se çka kanë okupuar e si janë sjellë me moton mesjetare ndaj kombit shqiptar dhe tokave të tij.
E, sipas asaj motoje, Vojvodina kurrë deri më 1918, nuk ka qenë pjesë e Serbisë, se Serbia më 1914 nuk lejoi Vjenën të hulumtojë në shtetin e saj krimin që ndodhi në Sarajevë. Me çfarë kriteri tash Serbia kërkon ta hulumtoj një krim të organizuar dhe të ekzekutuar prej saj në Kosovë, më 16 janar 2018, pra një ditë pas masakrës Raçkut (15 janar 1999), një ditë para se të fillojnë negociatat tash në Bruksel, ku në bazë të aftësisë tanishme të ekipit ri të Republikës Kosovës, Serbia do të pyetet vetëm; “Ku ka në botë që një pjesë e popullsisë së një shteti, t’ia paguaj rrymën një popullsia që jeton në krim dhe drogë e prostitucion, si oazë e të gjitha krimeve që i ka organizuar Serbia e Milloshit”?
Për pyetje të tjera nuk ka nevojë. Por një fjali me konotacion pezhorativ se “do të shkojmë deri në Nish”, nga zotëri Kadri
Veseli, duke përkujtuar krimin e veçantë më 15 janar 1999, karshi tragjedisë përgjithshme më 1 dhjetor 1877 dhe 16 shkurt 1878 në Sanxhakun e Nishit, ka të bëjmë me konotacion duke e ditur se bota sot nuk e dinë fare atë tragjedi dhe duhet ta mësojë, e jo me synime, sepse atje popullsi shqiptare praktikisht nuk ka, sepse Serbia parafashiste e ka shfarosur. E shqiptarët jetonin aty dem baba dem, fakt që vërtetojnë emrat shqip të vendeve.
Shqiptarët nuk duan asgjë tjetër vetëm nuk duan që nënshtrimin të mos e pranojnë më kurrë. Ky është synimi dhe falënderimi i atyre që e forcuan drejtësinë deri në një masë. Dhe për fund. Toka pa atdhe dhe kombi pa shtet, është në luftë për pjekuri politike dhe kombëtare që po ndodhë me një çmim të luftës së drejtë e të vaditur me përroska gjaku arbëror.