“Toka që s’u punua” – Pacolli i LDK-së: Ministria e Pecit i ndau grant edhe një “njeriu të pushtetit”
Egzon Pacolli, sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka thënë se “njeriu i pushtetit”, Enver Bajrami, si pronar i një kompanie, ka marrë një grant nga Ministria e Bujqësisë në vlerë prej 100 mijë eurosh në vitin 2022.
Bajrami ka qenë kandidat për Kuvend Komunal në komunën e Vitisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pacolli gjithashtu ka thënë se ka qenë te prona dhe që dy vjet nuk është punuar asgjë për grantin e marrë.
“Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci”.
Ai i bëri thirrje ministrit Faton Peci që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Postimi i plotë:
Njeriu i pushtetit, Enver Bajrami, është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.
Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë:
A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite?
Ku kanë përfunduar fondet e grantit ?
Po ashtu, i bëj thirrje Faton Pecit që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia.
Pse nuk po e publikon?
Çfarë po fsheh?
7 raste 700 mijë euro.
Vazhdon…