Toka rreth manastirit të Deçanit, rruga shumëvjeçare drejt zgjidhjes së kontestit (video)
13 mars 2024
| 15:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije më 13 mars se qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit.
Ky kontest pronësor, që është thënë se qëndron në mes të Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite. /REL