
“Tokat e rralla”: çfarë ofron projekt-propozimi i SHBA-së për Kievin?
Donald Trump dëshiron të ardhurat e Ukrainës nga burimet natyrore pa asnjë garanci sigurie në këmbim. Këtë e raporton New York Times, duke cituar draft propozimin e ri, të datës 21 shkurt, për marrëveshjen e mineraleve me Kievin. Dokumenti përcakton se Ukraina do t’i lëshojë Shteteve të Bashkuara gjysmën e të ardhurave të saj nga burimet natyrore, si dhe fitimet nga portet dhe infrastruktura e tjera.
Presidenti Ukrainas, Volodimir Zelensky tha në konferencën e sotme për shtyp se drafti i marrëveshjes së SHBA-së për tokat e rralla përcakton që Ukraina do të kthejë 2 dollarë për çdo dollar ndihmë të ofruar nga BE-ja.
Zelensky, shtoi se negociatat për marrëveshjen po vazhdojnë dhe tha se shihte një dislokim logjik të trupave amerikane në Ukrainë nëse marrëveshja për tokat e rralla do të përdorej si një garanci sigurie. “Por nuk ka asnjë format për një marrëveshje për mineralet nëse ajo përfshin kthimin e ndihmës tashmë të dhënë Ukrainës”, tha Zelensky.
Përveç kërkesës së një sërë angazhimesh nga Kievi, ai nuk përfshin ndonjë angazhim specifik sigurie nga SHBA, duke u kufizuar në të thënë se SHBA synon të sigurojë mbështetje financiare afatgjatë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Ukrainës. Propozimi parashikon që të ardhurat nga burimet e Kievit duhet t’i ndahen një fondi në të cilin Shtetet e Bashkuara do të kenë 100 për qind interes financiar dhe se Ukraina duhet të kontribuojë në fond deri në 500 miliardë dollarë. Shifra është më e lartë se të ardhurat aktuale të Ukrainës nga burimet natyrore dhe është më shumë se katërfishi i vlerës së ndihmës amerikane të premtuar për Kievin deri më tani. Dokumenti sugjeron që SHBA mund të dërgojë më shumë ndihmë në të ardhmen, por me një çmim të lartë.