‘Toki’: Muçiqit ia jap dorën për muzikë tallave, jo për futboll
09 korrik 2019
| 16:48
Nënkryetar i FC Prishtina, Afrim Muçiqi, në emisionin “SportShow” ka përjashtuar rikthimin e Afrim Tovërlanit në postin e trajnerit.
Ndërsa “Toki” i është kundërpërgjigjur Muçiqit, duke i thënë se “ia jap dorën për muzikë tallave, por jo edhe për futboll”.
“Po përtoj të merrem me atë teneqexhi, veç me atë foto (të cilën mund ta shikoni më poshtë) ia kujtova se nuk e kanë përjetuar moti. Për muzikë tallave ia jap dorën, por për futboll s’mund të lejoj veten të bie aq poshtë e të merrem me të. Çka të them, po shihet se si i ka punët klubi. Le të thonë çka të dojë, por ky qytet e di mirë cila është e vërtetë. Unë iu dëshiroj suksese e ata le të vazhdojnë si të duan”, ka thënë Tovërlanim për “Olle”.