Tolaj: Kosova e ka kalu pandeminë më lehtë se shtetet tjera
Doktori, Ilir Tolaj, që prej fillimit të pandemisë kishte qenë zë ndryshe brenda komunitetit shëndetësor.
Në një intervistë për InDoks, Tolaj ka thënë se Kosova ka kaluar pandeminë e covid-19 më mirë se shtetet tjera, duke renditur disa nga arsyet.
“Duhet me pranu që Kosova e ka kalu pandeminë më lehtë se shtetet jera, kjo nuk është meritë e institucioneve politike apo shëndetësoore por meritat për kalimin relativisht deri në këtë fazë e ka struktura e popullatës pasi që nuk kemi popullate të vjetër e ajo na ka ndihmuar që numri i rasteve të hospitalizuar të jetë i kufizuar të jetë në një shifër më të ulët se sa vendet të tjera”, ka thënë Tolaj.
Tolaj gjithashtu është shprehur i bindur që mos të ishte fushata e partive politike tejkaluar këtë fazë, dhe do të ishte e menaxhushme pandemia.
Jam i bindur sikurse mos të kishte qenë fushata zgjedhore do ta kishim kaluar pa këtë fazë. Fushata e ka sjellë fazën e tretë, valën e tretë ndërsa kur e shikoj në tërësi situatën mendoj që ne relativisht mirë do të jemi në verë”, ka shtuar Tolaj. InsajderiInDoks