Tolaj: Ligji për Personat me Aftësi të Kufizuara nuk po zbatohet
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, në seancën e sotme ku po diskutohet për të drejtët e personave me aftësi të kufizuara, ka thënë se Ligji për Personat me Aftësi të Kufizuara nuk zbatohet as nga institucionet private as nga ato publike.
“Personat me nevoja të veçanta nuk kanë qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi, shërbime sociale si dhe në mbështetje juridike. Të drejtat e personave me nevoja të veçanta askush nuk mund t’i diskriminojë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike”, ka thënë ai, raporton “Epoka e re”.
“Ligji për Personat me Aftësi të Kufizuara nuk zbatohet as nga institucionet private as nga ato publike. Edhe pse ky ligj i obligon që të punësojnë një person me nevoja të veçanta ne çdo 50 të punësuar”, ka thënë deputeti Tolaj.
Ai ka shtuar se deri më sot asnjë institucion nuk është penalizuar apo dënuar për moszbatimin e këtij ligji, ndonëse thotë se nuk i përmbushin as për së afërmi kriteret të cilat kërkohen me ligj.