Tolaj: Përzierja e dy dozave të ndryshme të vaksinave e rrit më shumë imunitetin

12 gusht 2021 | 23:38

Përzierja e dy dozave të ndryshme të vaksinave anti-Covid e rrit shumëfish imunitetin e të vaksinuarve.

Kështu ka bërë me dije infektologu Ilir Tolaj, i cili ka treguar që një kërkesë të tillë e kishte parashtruar gjatë periudhës kur po e merrte dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, por që nuk i ishte lejuar.

Sipas tij, punonjësit shëndetësorë e kanë njoftuar atë se atyre u është dhënë urdhër që një veprim i tillë të mos bëhet.

“Të dhënat e nivelit të autoriteteve shëndetësore botërore po tregojnë që imuniteti shtohet në këto raste shumëfishë ne krahasim me ata që e marrin dozat e njëjta. Edhe unë kur jam vaksinuar dozën e parë e kam marrë AstraZeneca dhe kur shkova të marr dozën e dytë kishte Pfizer, por punëtorët shëndetësorë thanë se nuk kanë të drejtë t’i japin vaksinat e ndryshme”, tha Tolaj për ATV.

Tolaj tutje iu bëri apel qytetarëve të vaksinohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe në këto orë, pritjet në kufi për të dalë…