Tolaj realizon tetë gola për Zvicrën U19
19 nëntor 2019
| 17:29
Qendërsulmuesi nga Kosova i Zvicrës U19, Lorent Tolaj, ka realizuar tetë gola në fitoren e kësaj përfaqësueseje ndaj Gjibraltarit në kualifikimet për Euro 2020.
18-vjeçari shënoi tetë golat në fitoren 16:1 në Grupin 10 kualifikues. Ai po ashtu asistoi në një tjetër gol. Te Zvicra edhe Orges Bunjaku shënoi “hat-trick”. Ai asistoi në katër gola të tjerë.
Pas tri ndeshjeve, Zvicra ka gjashtë pikë në pozitën e dytë, pas Austrisë që prin me nëntë pikë. Sulmuesi i Brightonit po shkëlqen këtë edicion edhe te skuadra në Angli. Në tetë paraqitje për ekipin e të rinjve, ai ka shënuar nëntë gola e ka asistuar tre herë.