Tolaj: Shfuqizimi i Ligjit për pagat, degradues dhe fyes

01 korrik 2020 | 14:31

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbë Tolaj, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit shfuqizohet Ligji i pagave.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit të pagave i shuan shpresat e punonjësve në Kosovë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit të pagave, bëri shuarjen e shpresave të punonjësve në Kosovë. Ku ngelën heronjtë e kohës në vlugun e Pandemisë, për të cilët, Qeveritarë, Gjykatës, Politikanë e Zyrtarë, thurnin lavde e himne”, ka shkruar Tolaj.

Ai ka thënë se ky vendim është i dhimbshëm, fyes, degradues e përçmues.

“Si ndjehen sot, Policët, Zjarrfikësit e punonjësit administrativ, që ishin në vijën e parë të frontit, në ditët më të rënda, kur Kosova përballej me COVID -19. Për aq sa tmerrësisht duhet të ndjehen edhe mësimdhënësit e Kosovës, që fatkeqësisht ua vranë shpresat”, është shprehur Tolaj.

Postimi i plotë i tij:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Ligjit të pagave, bëri shuarjen e shpresave të punonjësve në Kosovë.
Ku ngelën heronjtë e kohës në vlugun e Pandemisë, për të cilët, Qeveritarë, Gjykatës, Politikanë e Zyrtarë, thurnin lavde e himne.
Çfarë tu themi sot mjekëve e teknikëve mjekësor, të cilët rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve, vetëm që të shpëtojnë qytetarë, e në mesin e tyre mund të kenë qenë edhe kushtetutar, të cilët marrin dyfishin e pagës së punonjësve shëndetësor.
A mjafton betimi i Hipokratit, apo altruizmi, që këta punonjës, edhe më tutje të kenë motiv për punë, tashmë kur u argumentua se do të vazhdojnë të kenë trajtim jo të dinjitetshëm.
Vërtet realitet i dhembshëm, por edhe fyes, degradues e përçmues.
Po, si po ndjehen sot, Policët, Zjarrfikësit e punonjësit administrativ, që ishin në vijën e parë të frontit, në ditët më të rënda, kur Kosova përballej me COVID -19. Për aq sa tmerrësisht duhet të ndjehen edhe mësimdhënësit e Kosovës, që fatkeqësisht ua vranë shpresat.
Vërtet Vendim dëshpërues i Gjykatës Kushtetuese.
Shëndetësia në Kosovë nuk meriton trajtim të tillë degradues.
Policët, Zjarrfikësit, Mësimdhënësit, e Shërbyesit civil, duhet të ndjejnë dorën e Shtetit.
Mjaft më me prodhim krize dhe padrejtësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Enis Zabergja është larguar nga skuadra e KEK-ut. Lajmin…