
Tolaj takon përfaqësuesit e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës
11 tetor 2022
| 13:54
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Sejdë Tolaj, ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Florina Berisha dhe Besim Azemi.
Temë e diskutimit ishte domosdoshmëria e bashkëpunimit midis Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Shoqatës së Farmacisteve të Kosovës (ShFK).
Tolaj i njoftoi përfaqësuesit e ShFK-së lidhur me objektivat e përcaktuara në planin e performancës të cilat synon t’i arrijë AKPPM bazuar në resurset profesionale që i ka në dispozicion.
Po ashtu, Berisha prezantoi pikëpamjet dhe rekomandimet e SHDFK-së të cilat duhet ta shoqërojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis AKPPM-së dhe ShFK-së.