Tolaj, Vetëvendosjes: Aleanca ka me ja u prishë matematikat e shkatërrimit të Kosovës
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK, Arbër Tolaj, ka thënë se Aleanca është ajo e cila do t’ia prishë pushtetit matematikat e shkatërrimit të Kosovës.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tolaj ka thënë se Aleanca për pushtetin sot, është halë në sy.
“E kuptueshme pse e keni halë në sy Aleancën, sepse ka kohë që po ja u nxjerr të palarat në shesh. Por mos e merrni edhe rolin e Nostradamusit me na tregu përralla për rezultatin e zgjedhjeve.
Aleancën s’keni mundur ta rrëzoni as me ato sondazhet e blera”, ka thënë Tolaj.
Sipas tij, është Aleanca ajo e cila do t’ia prishë matematikat pushtetit.
“Pikërisht Aleanca ka me ja u prishë matematikat e shkatërrimit të këtij vendi!”, është shprehur Tolaj.
Postimi i plotë: