Toleranca ndërfetare është një prej vlerave më të mëdha në qytetin tonë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të gjithë besimtarëve myslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Ahmeti ka bërë me dije se e veçanta e këtij Bajrami është se Bashkësia Islame ka aplikuar për leje në Komunën e Prishtinës për ndërtimin e xhamisë qendrore.
“Ky Bajram e ka edhe një të veçantë – pas shumë vitesh diskutime – para disa javësh BIK-u ka aplikuar për leje në komunën tonë për xhaminë e madhe apo xhaminë qendrore në Prishtinë. Besoj se edhe kësaj radhe do ta dëshmojmë që toleranca ndërfetare është një prej vlerave më të mëdha në qytetin tonë”, u shpreh ai.
“Gjatë ditëve në vijim ne bashkë me BIK-un do të dakordohemi dhe do ta kemi koordinimin përfundimtar në mënyrë që ta kemi lejen për të filluar punimet në xhaminë e madhe”, ka thënë Ahmeti.