Tollovi para Agjencisë për Regjistrim Civil, ndërhyn policia
29 korrik 2020
| 12:14
Edhe sot para Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) kanë qëndruar dhjetëra qytetarë të cilit po prisnin që t’i merrnin shërbimet e tyre.
Ndonëse me maska, aty nuk është respektuar distanca pasi të gjithë ishin të ngjituri njëri pas tjetrit.
Me këtë rast, është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovë me qëllim të respektohej distanca e cila është masë mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19, raporton “Ksp”.
Gjatë javëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i personave të prekur me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit 239 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa me koronavirus në vendin janë edhe 3 331 raste aktive, kurse të shëruar janë 4129 persona. Betejën me këtë virus në Kosovë e kanë humbur 192 persona.