Tollovia tek ‘1 Tetori’, deputeti Ismaili kritikon ministrin Vitia

14 maj 2021 | 12:57

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas tollovisë që është krijuar tek salla “1 Tetori”, duke thënë se këto pamje janë jashtëzakonisht të këqija dhe se është një papërgjegjësi e skajshme që grup-moshat më të rrezikuara nga Covid-19 të përballen me rrezik.

Me këtë rast, ai ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se ky i fundit kërkonte nga Kuvendi dhe qytetarët që t’i besohet çështja e vaksinave.

“Pamje jashtëzakonisht të këqija nga salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku po bëhet vaksinimi. Është papërgjegjësi e skajshme që grupmoshat më të rrezikuara nga virusi Covid-19, që në fakt kanë shkuar për të marrë ndihmë, t’i përballim me rrezik. Arben Vitia kërkonte nga Kuvendi dhe qytetarët që t’i besojmë për çështjen e vaksinave. Por besimi qytetar nuk po shpaguhet, pasi po shohim që nuk ka llogaridhënie për menaxhimin e dobët dhe as plan për ta tejkaluar kaosin në qendra të vaksinimit. Ftoj qeverinë që sa më shpejt të menaxhoj situatën dhe të mos rrezikoj shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia ka…