Tom Cruise dhe Shakira në një romancë? Aktori ‘i marrosur’ pas këngëtares kërkon ta…
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, thuhet se është “jashtëzakonisht i interesuar” për të ndjekur një romancë me këngëtaren e famshme, Shakira, pasi dyshja u panë së bashku në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami gjatë fundjavës.
Burime për “Page Six” thanë se ka “kimi” mes të dyve, dhe që të dy janë beqarë. “Ai është jashtëzakonisht i interesuar ta ndjekë atë për mbrapa. Shakira ka nevojë për një jastëk të butë për të rënë mbi të, dhe ai mund të jetë Tom”, tha burimi për gazetën, ndërsa e quajti Cruise një djalë të bukur dhe të talentuar.
Ata vunë re gjithashtu se ajo nuk është më e gjatë se Cruise, i cili është rreth 170 cm. Pas takimit të tyre në Grand Prix në Miami, Cruise dyshohet se i dërgoi lule këngëtares kolumbiane. Gjithashtu, ai u shfaq një video që tregonte të dy duke biseduar gjatë ngjarjes.
Shakira u nda me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Gerard Piqué, në vitin 2022 pas 11 vitesh së bashku. Shakira aludoi se Pique e kishte tradhtuar në këngën e saj “Monotonía”.
Cruise, ndërkohë, nuk ka qenë në një lidhje dashurie me askënd që kur u përfol se për një raport romantik me yllin e Mission Impossible – Dead Reckoning, Hayley Atwell, sipas tabloidit britanik The Sun. Para kësaj ka qenë i martuar me Katie Holmes, nga e cila u divorcua në vitin 2012.