Tom Doshi, thirrje Sali Berishës, ky person na futi në listën “non grata”, mos iu bashko
Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha.
Gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, me gazetarin Juxhin Mustafarai, Doshi ka nënkuptuar se vuajtjet e Berishës janë karma për atë që i bëri Ramiz Alisë kur e dërgoi si të deleguarin e pushtetit për të ndërmjetësuar me studentët e dhjetorit, si dhe mbajtjen pranë të Lulzim Bashës.
Sipas Doshit, ashtu si Berisha tradhtoi Ramiz Alinë edhe Basha i ktheu shpinën atij.
I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi tha se meqënse s’po e lë rehat, këshilla e tij për Berishën është “shko krijo një parti, regjistrohu në gjykatë” si kryetar legjitim partie, por të mos bashkohet më me Bashën sepse “s’ka gjë në terezi”.
“Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij. Sa ishte në pushtet, e çoi në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtar ai.
Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë.
Ramizi e çoi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta: – Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu. Unë nuk e njihja, më tha. “Ma pruri Xhelil Gjoni.”
Unë e zgjodha si malësor sepse mendova se do të ma ruante kockën në fund të fundit.
Pra të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Edhe këto në lidhje me mua, që jam person “non grata”, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij.
Por Berisha s’po më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën.
Unë i bëj thirrje Berishës që:- Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie.
Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës i një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”- tha Doshi.
Top Channel