Tom Hanks merr shtetësinë greke
Aktoret e famshëm, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson zyrtarisht janë edhe shtetas grekë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, ka thënë se është kënaqësi e vacantë t’i dhurojë shtetësinë greke një bije të Greqisë siç është Rita Willson, e cila është me origjine greke. Në foton e publikuar të kryeministrit grek Hanks dhe Willson shfaqen me pasaporta në dorë.
Ne mbishkrim krahas fotos ai shkruante “Tom dhe Rita, janë zyrtarisht qytetarë krenarë të Greqisë”.
Aktori i famshëm 64-vjeçar bashke me partneren e tij, kanë lindur në Kaliforni, por ndërkohe arritën të bëheshin zyrtarisht shtetas grekë.
Gjithashtu e gjithë familja Hanks ka siguruar nënshtetësi nga Greqia. Dorothea, e ëma e Ritës ka prejardhje greke dhe çifti posedon edhe një pronë në ishullin Antiparos, në të cilin po qëndrojnë për të festuar ditëlindje e 64-të të aktorit.