Tom Hardy bëhet baba për herë të dytë
13 janar 2019
| 14:11
Aktori i njohur britanik, Tom Hardy, është bërë baba për herë të dytë.
Mediet e huaja kanë raportuar se gruaja e tij Charlotte Riley ka sjellë në jetë një djalë.
41-vjeçari Tom dhe gruaja e tij, e kanë pagëzuar të birin me emrin Forrest pas filmit të njohur Forrest Gump, shkruan e përditshmja britanike ‘The Sun’.
Aktori dhe bashkëshortja e tij nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm.