Tomas Szunyog: Shpresoj të shoh një Kuvend funksional
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka mirëpritur konstituimin e Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se shpreson të shoh një Kuvend funksional. “Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional… dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog.
Welcome constitution of Kosovo Assembly. Crucial that MPs unite around common objectives & address pressing issues 4 Kosovo. Hope 2 see functional Assembly, constructive exchanges btw MPs & political consensus on European agenda & all issues of people's interest #StrongerTogether pic.twitter.com/KUDSSC6HUl
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 22, 2021