Tomasson nuk e përmend Kosovën: Garën e kemi me Zvicrën

13 dhjetor 2024 | 16:45

Kombëtarja e Kosovës sot i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.

Në Cyrih të Zvicrës sot nga ora 12:00 është hedhur shorti i fazës së kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 2026, që mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja dardane do të jetë në një grup me katër kombëtare, dhe do të ketë punë me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka folur pas hedhjes së shortit, derisa ka përmendur se nga kush ka “frikë”.

“Së pari, duam që të kualifikohemi për Kupën e Botës. Të gjithë e dimë se sa vështirë do të jetë, sepse ishim në vazon e dytë”, ka thënë fillimisht 48-vjeçari.

“Zvicra është skuadër shumë e mirë. Ata humbën në penallti nga Anglia në çerekfinale të Kampionatit Evropian këtë verë dhe janë ekip të cilin e njohim mjaftë mirë. Sllovenia po ashtu avancoi në fazën nokaut të Evropianit. Nuk është grup ëndrrash, por ka mundur të jetë edhe më i vështirë”, është shprehur Tomasson.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga marsi i 2025-s e deri më nëntor të po atij viti. Kualifikimin në turneun përfundimtar e siguron vendi i parë, derisa vendi i dytë, sipas mundësive mund të zë një vend në play-off. Turneu përfundimtar do të nis më 11 qershor 2026 e deri më 19 korrik 2026, kur do të luhet finalja e madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomas Tuchel do e nisë aventurën e tij në krye…