Tomë Gashi: A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit?
Të hënën bëhen dy vjet që nga vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren, e që nga atëherë ende nuk ka zbardhje të rastit të tij.
Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se as pa dy vitesh nuk ka rezultate të hetimeve të pavarura, ndërsa shton pyetjen nëse ndonjëherë do të zbulohen vrasësit e Astrit Deharit.
“As pas dy vitesh nuk kemi ende përfundim të hetimeve për vrasjen e Astrit Deharit, dhe as rezultate të hetimeve të pavarura, e në kuadër të këtyre hetimeve edhe ekspertiza nga Instituti i Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne të Zvicrës. A do të zbulohen ndonjëherë vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi.
Ai ka shpërndarë edhe një video nga emisioni në Rubikon të KTV-së, i realizuar dy vjet më parë, me ç’rast Gashi kishte sjellë detaje nga autopsia e Astrit Deharit.
https://www.facebook.com/100001972236481/posts/1895416850534038/