
Tomë Gashi demanton lajmet se është sulmuar nga shoferi i Tërmkollit
30 tetor 2020
| 09:03
Avokati Tomë Gashi ka demantuar raportimet për, kinse, sulm ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë. “Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi për Express.
Ky raportim në mediat vendore ka ardhur pas një debati të nxehtë në mes të Tomë Gashit dhe Tërmkollit në televizionin publik.
Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.