Tomë Gashi dhe Valon Syla vënë bast në mes të emisionit për reciprocitetin me targa
Gazetari Valon Syla dhe avokati Tomë Gashi kanë vënë bast në emisionin Pressing në T7 për çështjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.
Syla ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të dorëzohet para presionit të bashkësisë ndërkombëtare dhe se veturat në veri do të mbesin me targa serbe.
A është e regjistruar kjo? A bën unë dhe ti, prej ditës kur ia kthen bashkësia ndërkombëtare. Me bisht nën shalë Albin Kurti, do të bëjmë storie se në veri targat e veturave do të jenë ende aty”, tha Syla.
“Lidhem me cka të duash”, shtoi Gashi.
“A lidhem që targat e veturave do të mbesin. Lidhem me cka të duash. U lidhëm nga një darkë”, shtoi Syla.
“Do të bëjmë storie pas tërë kësaj dhe do ta shohësh. Sikur me taksën 100%. Jeni mësuar të hani keksa msheft”, përfundoi ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj, forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.